LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Aleanca me Maqedoninë e Veriut vlerësohet shumë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Aleanca me Maqedoninë e Veriut vlerësohet shumë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska u takua me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin III.

Takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore, ku Ministrja e informoi Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për proceset aktuale në sferën e mbrojtjes dhe theksoi pozicionet e Maqedonisë së Veriut në proceset gjeopolitike në rajon.


“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten mbështetësit dhe partneri ynë më i fortë strategjik gjatë gjithë pavarësisë sonë”, tha Ministrja.

Duke shprehur kënaqësinë për takimin, Sekretari i Mbrojtjes Austin theksoi se aleanca me Maqedoninë e Veriut vlerësohet shumë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.

Ai falënderoi për partneritetin dhe bashkëpunimin afatgjatë në mbrojtje dhe theksoi se do të vazhdojë të zhvillohet me intensitet edhe më të fortë.

Ministrja iu referua gjithashtu procesit të integrimit evropian dhe vlerësoi se ngërçi nuk shkon në favor të përpjekjeve për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm.

“Ngërçi në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut minon besimin në vlerat evropiane dhe në vendimet e guximshme që kemi marrë si vend për të hequr pengesat në atë rrugë. Besoj se një angazhim i fortë dhe i koordinuar evropian dhe amerikan do të çonte në një lëvizje pozitive dhe kapërcim të status quo-së në proces, i cili do të rikthejë besimin tek ai dhe do të parandalojë ndikimin e palëve të treta”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori