Ikona gjeorgjiane e shahut, Nona Gaprindashvili, ka ngritur një padi për shpifje kundër Netflix duke i kërkuar pesë milionë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se është portretizuar gabimisht në hit-serialin, “The Queen’s Gambit”.
Padia i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës e cila thotë se Gaprindashvili, tani 80 vjeçe, nuk kishte garuar kurrë kundër burrave.
Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.
Netflix tha se pretendimi nuk kishte ‘asnjë meritë’.
Kompania tha se kishte ‘vetëm respektin më të madh’ për Gaprindashvili dhe ‘karrierën e saj të shquar’, por se ‘do ta mbronte me forcë rastin’.
“The Queen’s Gambit” është i bazuar në romanin e vitit 1983 nga Walter Tevis dhe fokusohet në një shahiste imagjinare të quajtur Beth Harmon, të luajtur nga Anya Taylor-Joy. Seriali u publikua vitin e kaluar, duke u bërë ajo që Netflix e përshkroi si ‘seriali i kufizuar me shikueshmërinë më të madhe ndonjëherë”.
Në episodin e fundit, ajo luan kundër një shahisti rus të quajtur Viktor Laev, në Moskë. Në këtë skenë, prezantuesi thotë: “E vetmja gjë e pazakontë te ajo është gjinia, madje edhe kjo nuk është unike në Rusi. Kemi Nona Gaprindashvilin, ajo është kampione e botës për femra dhe nuk është ndeshur kurrë me burra”.
Nona thekson në padi se ngjarjet në atë episod zhvillohen në vitin 1968. Deri në atë vit, ajo ishte ndeshur me 59 meshkuj, duke mundur 28 prej tyre në një simultane shahu. Në padi pretendohet se historia e serialit është një version i përshtatur i jetës së Gaprindashvilit.
Lidhur me këtë, Netflix nga ana tjetër e ka hedhur poshtë, duke thënë se nuk ka asnjë bazë.
“The Queen’s Gambit” është shikuar në më shumë se 62 milionë familje në 28 ditët e para pas publikimit, sipas Netflix. Ajo fitoi dy çmime në “Golden Globes” të këtij viti dhe ka fituar 18 nominime në “Emmys Awards”, të cilat do të mbahen këtë fundjavë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze