LAJMI I FUNDIT:

Prizreni në bashkëpunim me IFC/Bankën Botërore realizon reforma administrative

Prizreni në bashkëpunim me IFC/Bankën Botërore realizon reforma administrative

Komuna e Prizrenit së bashku IFC/Bankën Botërore, përmes “Klimës së Investimeve në Kosovë”, projekt i cili financohet nga qeveria zvicerane dhe implementohet nga Drejtoria e Administratës, ka thjeshtuar rreth 2/3 e procedurave administrative, duke mundësuar kursime (para dhe kohë) për bizneset dhe qytetarët për rreth 1.5 milion euro në vit.

Në ceremoninë e përmbylljes së këtyre reformave, që u organizua me praninë e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të ngarkuarës me punë të Ambasadës së Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri, drejtorit të IFC-së në Kosovë, Visar Perani, drejtorit të Përgjithshëm të ASHI-së, Kujtim Gashi dhe drejtorit të Administratës, Osman Hajdari u bë lansimi i regjistrit elektronik të procedurave administrative në platformën shtetërore ?-??????, i cili jep informacione të detajuara për të gjitha procedurat e lëshuara nga komuna, si tarifat, dokumentacioni i kërkuar, afatet ligjore, etj.

Me këtë rast kryetari Haskuka falënderoi IFC/Bankën Botërore dhe Ambasadën Zvicerane për mbështetjen e ofruar për realizimin e reformave në Komunën e Prizrenit.


Disa nga reformat e zbatuara janë:
• Komuna ka thjeshtuar dokumentet e kërkuara për shumë procedura dhe ka vendosur të mos kërkojë dokumente të caktuara të lëshuara tashmë nga Komuna;
• Komuna ka hequr pagesën e dyfishtë të bizneseve dhe qytetarëve me taksa dhe pagesa komunale (në të njëjtën kohë) për rreth 12 procedura;
• Komuna ka hequr taksën komunale për bizneset që prekin më shumë se 4,300 biznese;
• Komuna ka eliminuar 41 procedura administrative të cilat krijuan barrë të panevojshme për bizneset dhe qytetarët;
• Komuna ka reduktuar tarifat bazuar në parimin e mbulimit të kostos për 42 procedura.

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori