LAJMI I FUNDIT:

Prirja e shqiptarit për famë, duke fyer gjakun dhe tokën e tij: Ka dylbera edhe në Llap, thotë Pajtim Statovci!

Prirja e shqiptarit për famë, duke fyer gjakun dhe tokën e tij: Ka dylbera edhe në Llap, thotë Pajtim Statovci!

Nga: Besnik Hamiti

Lidhja dashurore shqiptaro-serbe në vitet ’90 në Kosovë, temë tabu.

Lidhja dashurore e një burri shqiptar me një burrë serb në vitet ’90 në Kosovë, temë super-tabu.


Shkrimtari finlandezo-kosovar i lindur në Kosovë, Pajtim Statovci, është rrekur të trajtojë pikërisht këtë temë në romanin e tij të fundit, “Bolla”. Statovci autor edhe i dy romaneve të tjerë, “Kissani Jugoslavia” (Macja ime Jugosllavia/My cat Yugoslavia) dhe “Tiranan sydän” (Zemra e Tiranës/Crossing) ka fituar çmimet më prestigjioze në Finlandë për veprat e tij, të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Por, jo edhe në shqip!

Dy romanet e para nuk i kam lexuar, “Bolla”-n sapo e kam përfunduar në versionin anglisht, që ka dalë nga shtypi në qershor 2021. Pas leximit, kam mëdyshjen që vetë autori nuk dëshiron që veprat e tij të përkthehen në shqip.

Arsimi, një student letërsie nga Podujeva bie në dashuri me të riun serb, Milloshin, nga Kurshumlija, i cili studion mjekësi në Prishtinë.

Arsimi është i martuar me Ajshen, të cilën e lë dy herë shtatzënë gjatë kohës sa është në lidhje dashurie me Milloshin.

Të dy herët kur Ajshja ia komunikon lajmin se është shtatzënë me të, Arsimi ushtron dhunë ndaj saj, thuajse faji është krejt i saj!

Lidhja e tyre nuk zgjat më shumë se katër muaj, pastaj Milloshi radhitet si ushtar në ushtrinë serbe, e Arsimi para lufte ik me familjen në Skandinavi.

Ja si shprehet kryepersonazhi, Arsimi, i romanit “Bolla”:

GRUAJA

… Çohem goxha i zemëruar nga karrigia dhe i bëj disa hapa më pranë Ajshes, që tani duket pa emocione, krejtësisht si e huaj. Pastaj, për të parën herë e godas prapthi me shuplakë…

… Ajshja më shikon sikur e parandien se çfarë do të ndodhë më pas, dhe e kapi për flokë dhe e ngre zvarrë nëpër dhomë, e godas dhe shqelmoj …

RUGOVA

… Sa i zhgënjyer jam me Presidentin Rugova dhe mënyrën se si ai thjesht veç po i përsërit të njëjtat gjëra ditë pas dite, duke u kërkuar shqiptarëve që të përmbahen, të përmbahen …

ADEM JASHARI

… Në mur është një poster i kornizuar i heroit separatist kosovar, Adem Jashari …

SKËNDERBEU

… Tek qëndron në mes të sheshit, shtatorja e Skënderbeut mbi kalë, prej së largu, duket më shumë si një kthetër e përbaltur korbi që ngrihet nga toka se sa portretizim i heroit tonë kombëtar.

BIBLIOTEKA

… kaloj pranë Bibliotekës Kombëtare, që ende duket si një grumbull folesh të grerëzave …

ISH-USHATRI i UÇK-së

… “Kam bërë luftën,” thotë ai. “Nuk kam frikë nga armët, burgu apo Allahu” …

PRISHTNA

… Tymi dhe të gjithë njerëzit që i shoh, gjuha që ata flasin, mënyra se si janë veshur, numri befasues i grave që mbulojnë kokën, se si njerëzit blejnë ushqime në mini-marketet me pamje të mjerueshme, se si i paketojnë në qese të vogla plastike që t’i presin duart. Ky vend është një burg …

KROACIA

… Ndihem edhe më mjerueshëm nga lajmi se ushtria kroate e ka rimarrë Krainën dhe përfundimisht i ka përzënë në kolonë refugjatësh serbët nga qyteti…

P.S.

“Pajtim u rrit si homoseksual dhe si mysliman në një shtet me shumicë të krishterë” – shkruan revista “The New Yorker”, e ne po shtojmë që familja e tij është me prejardhje nga Llapi.

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori