LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston vihet në siklet, befasohet nga pyetja e drejtueses së emisionit “This Morning”

Jennifer Aniston vihet në siklet, befasohet nga pyetja e drejtueses së emisionit “This Morning”

Josie Gibson e emisionit “This Morning” pati rastin të intervistojë Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon për sezonin e ri të serialit të tyre televiziv shumë të dashur “The Morning Show”

Por, prezantuesja mbeti e turpëruar të hënën për shkak të një keqkuptimi me aktoren hollivudiane, Jennifer Aniston, shkruan The Sun.


Ish-ylli i Big Brother zhvilloi një intervistë me Jennifer-in së bashku me bashkë-yllin e saj, Reese Witherspoon për të diskutuar për serinë e re të dramës së tyre “The Morning Show”.

Foto: SC/This Morning

Duke folur drejtpërdrejt me ta nga Los Angeles, Josie ishte dukshëm e mahnitur pasi Reese e komentoi theksin e saj.

Josie pyeti për pandeminë dhe si kishte ndikuar kjo situatë në xhirimet e “The Morning Show”.”Prezantuesit tanë duhej të uleshin dy metra larg”, tha Josie gjatë pyetjes.

“Sezonin e ardhshëm ne me të vërtetë shpresojmë se do të jemi bashkë me njëri-tjetrin, si një verë e dashurisë!”, u përgjigjë Aniston.

Foto: SC/This Morning

Por, pyetja që shkaktoi më shumë probleme ishte “A je një përqafuese”, që do të thotë “të pëlqen të përqafosh”, por Jennifer iu duk sikur prezantuesja tha “hooker”, që do të thotë “prostitutë”.

Moderatorja ishte e shpejtë në reagim, duke ia sqaruar aktores 52-vjeçare se çfarë po e pyeste në të vërtetë.

Pavarësisht keqkuptimit, e gjithë situata e sikletshme u kalua me të qeshura në studio. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori