LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike flasin për efektet që mund të ketë vendosja e reciprocitetit me Serbinë

Njohësit e çështjeve politike flasin për efektet që mund të ketë vendosja e reciprocitetit me Serbinë

Kurti nga Tirana paralajmëroi se do të vendoset reciprociteti me Serbinë.

Por politologu Avdi Smajlaj thotë se Kurti nga Tirana foli me nervozë për reciprocitetin e që sipas tij nuk është gjë e mirë.

“Kur e sheh pjesën e dytë të deklaratës së Kurtit kur flet për reciprocitetin kur thotë “nuk bënë ndryshe”, refleton një lloj nervoze të kryeministrit. Jo vetëm reciprocitetin por asnjë vendim shteti nuk duhet të marrë në bazë të nervozave”, deklaroi Smajlaj për RTV Dukagjinin.


Edhe hulumtuesi Abit Hoxha reciprocitetin po e konsideron masë jo serioze.

“Nëse Kosova merr këtë hap, i japim edhe një shans Serbisë që dialogu të mos zhvillohet siç po mendohet nga BE dhe SHBA. Pra reciprociteti më nuk po ka efekte ekonomike, por po përdoret si mjet politik për të shantazhuar dialogun.

Por mendim ndryshe ka Jeta Krasniqi nga KDI.

“Ky paralajmërim është një veprim që qeveria është duke ndërmarrë për të mos vënë reciprocitetin pa njoftuar BE-në apo SHBA-në. Mendoj se është një qasje korrekte dhe ndryshon nga qasje e së kaluarës kur është vendosur reciprociteti”.

Nga ana tjetër, president serb Aleksander Vuçiq i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Vuçiq tha se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje iracionale.

Kurti tha se ndër të tjera se janë duke u bërë përgatitje për të paditur Serbinë për gjenocid./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori