LAJMI I FUNDIT:

Nga 27 shtatori ndalohet hyrja në qendra tregtare pa vaksinë apo test negativ për COVID-19

Nga 27 shtatori ndalohet hyrja në qendra tregtare pa vaksinë apo test negativ për COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë elektronike ka marrë vendim për masat e reja anti-COVID-19.

Në pikën ku flitet për qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë nga klientët do të kërkohet së paku një dozë e vaksinës ose testi negativ i coronavirusit.


“Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call  center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura:  Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të  vaksinës kundër COVID-19;Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak  se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave  serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;  Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë, në  mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë
Lexo po ashtu Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë

Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura.

Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet përdorimi i këndeve të lojërave për fëmijë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori