LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shkëlqen në kreacionin e stilistes shqiptare që po bën emër nëpër botë, Nensi Dojaka

Dua Lipa shkëlqen në kreacionin e stilistes shqiptare që po bën emër nëpër botë, Nensi Dojaka
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, “Cold Heart”.

Kënga në bashkëpunim me artistin e madh britanik, Sir Elton John, është pritur tej mase mirë nga publiku.


Dua vendosi që të shtunën të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke pozuar krah Elton Johnit, teksa gëzojnë suksesin e projektit të tyre më të fundit.

Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjeçarja dukej mjaft atraktive e veshur me një kostum, i përbërë nga pantallona të zeza dhe një bluzë transparente në pjesën e sipërme, e përbërë vetëm nga një reçipetë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kjo veshje është as më shumë e as më pak se kreacion i një stiliste shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër dhe është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Nensi Dojaka, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi Çmimin LVMH të vitit 2021 për talentet e reja.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua në një postim të bërë në InstaStory e uroi bashkëkombësen e saj për çmimin e fundit, ndërsa edhe ka bërë me dije se ishte ajo dizajnerja e veshjes së saj në këtë paraqitje.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Veshur nga një stiliste shqiptare, Nensi Dojaka. Urime Nensi për fitoren e çmimit LVMH”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, ajo e cila e uroi e para stilisten me prejardhje shqiptare për këtë fitore – gjithashtu përmes një postimi në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori