LAJMI I FUNDIT:
Fun

Bolidi i Formula 1 është i shpejtë, por lepuri është edhe më i shpejtë: Shihni se si Latifi i shmanget goditjes së kafshës në pistë

Bolidi i Formula 1 është i shpejtë, por lepuri është edhe më i shpejtë: Shihni se si Latifi i shmanget goditjes së kafshës në pistë

Ne pamë një skenë të pazakontë gjatë kualifikimeve të djeshme për Çmimin e Madh të Italisë.

Nuk është e pazakontë që kafshët e vogla ndonjëherë gjenden në pistat e Formula 1, por kjo është veçanërisht e theksuar në Çmimin e Madh të Italisë.


Pista “Autostrada Kombëtare Monza” ndodhet në parkun Monza, i cili mbulon një sipërfaqe prej 688 hektarësh, dhe ka shumë kafshë që nganjëherë humbasin në pistë.

Kjo ndodhi dje gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Italisë, transmeton Telegrafi.

Duke dalë nga kthesa e shtatë (Lesmo 2) në pjesën e parë të kualifikimit, shoferi i Williams, Nicholas Latifi shtrydhi gazin e plotë, por në atë moment lepuri i vogël po vraponte në pistë.

Për fat të mirë për kafshën, ajo ishte më e shpejtë se një makinë e Formula 1, dhe arriti të shmangë vdekjen e sigurt.

Ndryshe, renditjen tabelare të garave më të shpejta me vetura i udhëheq Max Verstappen, pasohet nga Lewis Hamilton. /Telegrafi/