Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve: T.K., K.K., Gj.K., M.K., B.B., Gj1.K. dhe G.K., për shkak të veprës penale fajdeja dhe veprës penale detyrimi, duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 15 korrik 2021, aprovoi pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve: T.K., Gj.K., M.K., G.K., e sipas detyrës zyrtare edhe në raport me të akuzuarit: K.K., B.B. dhe Gj1.K., dhe ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në disa pika të dispozitivit.
Me aprovimin e pjesshëm të këtyre ankesave, u ndryshua aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, APS.nr.43/2020 përkitazi me disa pika të dispozitivit të aktgjykimit për veprën penale të fajdes nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 të KPRK dhe veprës penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par.1 të KPRK, për të cilat pika në pajtim me nenin 364 pika 1.3 të KPPK, të akuzuarit lirohen nga akuza, ndërkaq pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pandryshuar, me përjashtim të lartësisë së dënimeve.
Gjykata Supreme të akuzuarit i ka gjykuar me dënim unik me burgim si në vijim:
T.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 29.08.2017;
K.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 11.10.2017;
Gj.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.500 (dhjetëmijepesëqind) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 11.10.2017;
M.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.500 (shtatëmijepesëqind) €, në dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 12.06.2015 si dhe nga data 24.07.2015 e deri më datë 11.10.2017;
B.B., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 03.10.2017;
Gj1.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 26.01.2016;
G.K., dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) €, në dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 10.11.2015 deri më datë 02.09.2016. Në rast se të akuzuarit nuk i paguajnë dënimet me gjobë në afat prej 3 (tre) muajsh, dënimet me gjobë ndaj secilit të akuzuar do të zëvendësohen me dënim me burgim, ku secilit të akuzuar do t’i llogaritet për çdo 20 € të gjobës me një ditë burgim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin