Me një histori e kulturë tejet të pasur, qyteti i Stambollit ka një arkitekturë unike dhe atraksione që e bëjnë këtë vend më të popullarizuarin për vizitë nga popujt anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe Kosovën.
I njohur si qyteti që i lidhë dy kontinente – Evropën dhe Azinë – Stambolli historikisht njihet si Bizanti apo Konstandinopoja.
Nëse jeni duke planifikuar ta vizitoni këtë metropol global që brenda vitit akumulon miliona turistë nga bota, atëherë ne ju sjellim një listë të vendeve më interesante që duhet t’i vizitoni kur jeni në Stamboll:
Urën e Bosforit
E famshme meqë ndan qytetin në dy pjesë apo kontinente: Evropë dhe Azi, ju mund ta shijoni një kafe turke në Bebek apo Arnavutkoy e mbi ju shtrihet ura e famshme. Me këtë rast, përballë jush gjendet Azia.
Kapali Carsi apo Grand Bazaar
Një nga më të mëdhenjtë në botë të këtij lloji, me laramani të madhe të produkteve e tregtarëve dhe me arkitekturë unike, ju mund të gjeni gjithçka në këtë treg apo Pazar – duke filluar nga melmesat tradicionale, tek ari, rrobat e aksesorë të ndryshëm.
Gjatë blerjes në këtë vend do të hasni në teknikën tradicionale të shitësve të dyqaneve, që i karakterizon popullin turk, e madje mund ta negocioni edhe çmimin.
Hagia Sofia
E ndërtuar në fillim si Katedrale Otordokse dhe pas ndryshimit të pushtetit bizant me atë osman, Hagia Sofia është shndërruar në xhami.
Objekti kishte pozicion të shkëlqyer për luftimet e bëra ndër vite dhe rezistoi gjatë luftërave të kohës.
Deri këtë vit ka shërbyer si muze i njohur botërisht me miliona vizitorë, tashmë është shndërruar në xhami për kryerjet e riteve fetare.
Sheshi Taksim
Një zonë e famshme e me shumë gjallëri që lidh edhe rrugën Istiklal Caddesi – një bulevard që frekuentohet nga rreth 3 milionë njerëz në ditët gjatë vikendeve.
Aty gjenden shumë dyqane, bare e restaurante dhe gjatë gjithë kohës performojnë artistë të shumtë të rrugës, duke krijuar një atmosferë të këndshme.
Kiz Kulesi apo Kulla e vashës
Kullë e vjetër bizantine e vendosur në ujë. Thuhen disa legjenda lidhur me ndërtimin e kësaj kulle, por më e famshmja nga to është ajo që flet për mbretin i cili e izoloi aty të bijën, në bazë të një predikuesi të së ardhmes sipas së cilës vajza e mbretit do të vdiste nga kafshimi i gjarprit në ditëlindjen e saj të tetëmbëdhjetë.
Në ditëlindjen e saj të 18-të, mbreti i shkoi për urime me një shportë frutash ekzotike në të cilin ishte fshehur një gjarpër.
Vajza vdiq nga kafshimi i gjarprit në krahët e babit të saj.
Kulla e Galates
“Galata Tower” është ndërtuar rreth viteve 1348 sipas stilit Roman. Gjatë luftimeve të shumta është përdorur si pikë strategjike me ç‘rast pësoi edhe shumë shkatërrime
Është rinovuar disa herë, me ç’rast i janë dhënë nuanca të stilit otoman.
Nga viti 2013 është përfshirë në listën e Trashëgimisë kulturore të UNESCO.
Përdoret si muze nga ku ofrohet një pamje magjepsëse e qytetit të Stambollit.
Balat
Balat është një zonë tejet karakteristike dhe simpatike e Stambollit. Gjeografikisht gjendet ndërmjet Eminonu dhe Fatih. Një lagje me shtëpi të vogla shumë-ngjyrëshe që tërheq vizitorë të shumtë në ditë.
Për vite me radhë këtu kanë jetuar komunitetet Armene, Greke dhe Çifute.
Kafiteritë dhe lokalet e zonës ju ofrojnë një mundësi ideale për të shijuar një Stamboll më ndryshe. Në këtë lagje mund të gjeni një numër të madh dyqanesh antike, me aksesorë, rroba me çmime shumë speciale.
Si mund të udhëtoni për në Stamboll?
VasTour Kosova është një operator turistik që ofron pushime dhe aktivitete të ndryshme kulturore/sportive gjatë gjithë vitit (365 ditë), duke përfshirë edhe Stambollin. Bazuar në punën ekipore, përvojën shumëvjeçare të stafit e mbi të gjitha shumë profesionale, ndërtohet produkti i VASTour dhe ofrohet për klientët e saj me një cilësi të lartë.
Vas Tour ndër vite ka arritur ta ndërtoj një infrastrukturë shumë mirë të organizuar. Përveç kësaj ajo ka një shtrirje të gjerë të partneritetit me bashkëpunëtorë e kompani turistikë në tërë teritorin e Kosovës. Produktet e VASTour tejkalojnë kufijtë e vendit tonë, ato përveç që janë prezent në çdo cep të Kosovës, ato tani gjenden edhe në Shqipëri, Dubai, Maqedoninë e Veriut, Austri, Hungari, Meksikë.
Për më shumë informacione rreth rezervimit apo çfarëdo tjetër, kontaktoni Vas Tour Kosova në:
Facebook: Vas Tour Kosova
Instagram: Vas Tour Operator
Nr. Tel: 049 747 747 / 038 747 747
E-mail: office@vas-rks.com
Adresa: Rruga Nike Prelaj, objekti Beni Dona, Ulpianë, Prishtinë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e Familjes në Cineplexx me shumë aktivitete dhe shpërblime!
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri