LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina më në fund pranon ekzistencën e arkivave të UÇK-së”, thotë Petkoviq

“Prishtina më në fund pranon ekzistencën e arkivave të UÇK-së”, thotë Petkoviq

Pas raundit të fundit të bisedimeve teknike në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë një deklaratë që ka të bëjë me “hapjen e arkivave të UÇK-së”.

Një deklaratë e tij pason atë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili kishte bërë të ditur se gjatë takimit të nivelit të ekspertëve në Bruksel, se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.

“Ne kemi evidentuar se problemi kryesor për çështjen e të zhdukurve me forcë është mos gatishmëria e palës serbe për hapjen e arkivave shtetërore. Ne kemi diskutuar edhe për kthimin e disa mbetjeve mortore të viktimave që janë gjetur në Kishevak. Po ashtu ne kemi kërkuar mos pjesëmarrjen e (Velko) Odalloviqit në delegacionin serb. Pala serbe në mënyrë deklarative kanë thënë se janë dakord të hapin gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat në Kosovë dhe të UÇK-së”, kishte thënë Bislimi.


Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi flet për hapjen e arkivave
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi flet për hapjen e arkivave

Siç ka pretenduar Petkoviq “pala e Prishtinës ka treguar papërgatitje absolute për dialog dhe negociata mbi problemet kryesore në zbatimin dhe shkeljen e marrëveshjeve të arritura deri më tani”.

Sidoqoftë, ai ka deklaruar se “ajo që është e rëndësishme është se është arritur përparim në çështjen e personave të zhdukur dhe se Prishtina më në fund ka njohur ekzistencën e arkivave të UÇK-së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, rreth kësaj teme është deklaruar edhe kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti.

Ai ka dhënë detaje rreth vizitës dy ditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Miroslav Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

Hoti: Ftuam Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi për UÇK-në
Lexo po ashtu Hoti: Ftuam Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi për UÇK-në

“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.

Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që ka për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ndërkohë, për çështjen e hapjes së arkivave, ka pasur reagime nga opozita, por edhe nga Organizatat e Veteranëve të Luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori