LAJMI I FUNDIT:

​KQZ-së i kërkohet ta dërgojnë në Prokurori raportin e auditimit

​KQZ-së i kërkohet ta dërgojnë në Prokurori raportin e auditimit
Foto: Arkiv

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje po insistojnë që të gjeturat e Auditimit të dërgohen në Prokurori pasi vlerësojnë se aty janë konstatuar shkelje të rënda. Kurse, kryesuesi i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi thotë se pa i lexuar procesverbalin e Komitetit të Auditimit nuk do t’i dërgojë këtë raport në Prokurori.

Ai thotë se nuk po fsheh asgjë dhe as nuk po hezitim në këtë drejtim, por thjesht po dëshiron të respektohen procedurat.


Çështjen e raportimit të Auditimit e ka ngritur anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, i cili kërkoi të di nëse ky raport është dërguar në Prokurori apo jo.

Pas kësaj kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo çështje po ngritët në çdo mbledhje se dhe mbetet me parë procesverbalin.

“Për çdo mbledhje është duke u ngritur kjo çështje, nuk jemi duke e anashkaluar, nuk jam duke dashur për të mos i dërguar jam duke dashur me pa çka ka diskutuar komitetit, çka e dëgjova zotëri Selmanaj në mbledhjen e kaluar tha se nuk kemi marrë vendim me i dërguar në Prokurori. Mbetet me pa procesverbalin unë kisha kaluar në aktivitet e sekretariatit e këtë çështje mundemi me e trajtuar jo domosdoshmërish në mbledhje të KQZ-së ka shumë mënyra të tjera komiteti mundet me mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me këtë dhe mos me stërzgjat në një mbledhje të KQZ-së që kemi disa pika tjera se është e 3-4 mbledhje që po ngritët”, theksoi ai.

Ndërsa, pas kësaj ka reaguar edhe anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi, i cili paralajmëroi se do i dërgojë vetë këto të gjetura në prokurori nëse brenda kësaj jave nuk i dërgon KQZ.

“Komiteti i Auditimit e ka shqyrtuar raportin e Auditimit dhe ka konstatuar shkelje jashtëzakonisht të rënda jo të rënda por jashtëzakonisht ka konstatuar vjedhje kjo ma shkua në Prokurori duhet thënë qartë se çka merr Komiteti i Audimit unë iu thash nuk merr vendim por rekomandime mund t’i lexoni transkriptuat, këtu ka hezitim nëse ka hezitim dhe nëse ka hezitim po iu tregoj se unë si anëtar i Komitetit për Auditimit dhe si kryesues i Komitetit të Auditimit nëse brenda kësaj jave nuk shkojnë raportet në Prokurori personalisht kam me i marrë unë dhe me i dërguar, unë kam të drejtë me e bë“, u shpreh ai.

Pas kësaj reagoi kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi duke thënë se ai nuk po heziton ta trajtojë këtë çështje por thjesht po kërkojnë respektim të procedurave, saktësisht lexim të procesverbaleve.

“Për ta paraqitur në Prokurori apo në Polici çdo kush e ka atë të drejtë dhe e ka edhe obligim është e imja me i zbatuar një procedurë e unë jam duke u mundua me respektua një procedurë, po dua me e pa si çka është diskutuar prej Komitetit dhe çka janë të gjeturat e Komitetit se vetëm prej raportit të Auditimit nuk mund ta japim një vlerësim nuk jemi të fushë së prokurimit. Nëse duam me i zbatua procedurat kemi me zbatua fije prej pe deri në fund nuk mundemi ne vetëm shko dërgo raportin në Prokurori dhe unë po nënshkruaj bllanko në Prokurori, jo kemi me pa një procedurë si ka rrjedh dhe pastaj kemi me dërguar në Prokurori nëse është e nevojshme. Por me ngrit këtë çështje në 4 mbledhje dhe mos me ditë me u çkap nga kjo çështje pa u zbatuar këto procedura si po kërkojnë unë po më duket e paarsyeshme….Nuk jemi duke fshehur asgjë edhe nuk jemi duke hezituar asgjë sikur unë jo nuk ta jap fjalën më por duam me vazhdu”, thekoi ai.

Ndërsa, Ilir Gashi anëtar i KQZ-së nga PDK deklaroi se nuk është e nevojshme dhe e mundshme që secilin procesverbal të çdo këshilli të KQZ-Së të trajtohet. Sipas tij, kjo mbledhje po ngarkohet pa nevojë.

“Kemi këtu disa këshilla dhe me fillua tash me i trajtuar procesverbalet se çka kanë fol anëtarët është e pamundur dhe e panevojshme. E dyta po më duket se jemi duke e trajtuar si institucion ndaras çka do që ndodh brenda jemi një dhe kushdo që ka vërejtur apo sheh ose konsideron se ka parregullsi se diçka po ndodh jashtë kompetencave është i thirrur për ta mbajtur pozicioni e vetë ka mundësi që individualisht secili me ngrit çështje duke e trajtuar edhe këtë me ndonjë kallzim penal”, theksoi ai.

Mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuesi i këtij institucioni e ka nisur duke shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku mbetën të vdekur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj. Ai gjithashtu ngushëlloi familjarët pas shpërthimit të zjarrit në spitalin e modular në Tetovë, ku po dyshohet për 14 viktima. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori