LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Për momentin nuk ka ndonjë indikator se zjarri është shkaktuar me qëllim

Pendarovski: Për momentin nuk ka ndonjë indikator se zjarri është shkaktuar me qëllim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot nga Spitali i Tetovës, është deklaruar në lidhje me tragjedinë e mbrëmshme.

Pendarovski tha se ka biseduar me organet përgjegjëse për hetimet, ndërsa shtoi se deri tani nuk ka dyshime se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

“Prokuroi Publik më njoftoi se po përfundojnë me hetimet dhe pastaj në një periudhë sa më të shkurtë të dalin me raportin e tyre. Procedura është që ata japin urdhër tek institucionet e tjera”, tha Pendarovski.


Pendarovski tha se pas marrjes së raportit do të shihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka ndonjë shkak njerëzor në këtë rast.

Ai bëri thirrje që këto raste tragjike të mos përdoren për përfitime politike, ndërsa shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave./Telegrafi/