LAJMI I FUNDIT:

Shkaktohet alarm pas tymit të raportuar në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Shkaktohet alarm pas tymit të raportuar në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Alarmet u aktivizuan në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar pasi ekuipazhi raportoi tym dhe erën e plastikës së djegur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti u raportua në modulin Zvezda i ndërtuar nga Rusia, që siguron hapësira jetese.


Stacioni i vjetër i hapësirës ka pësuar një numër dështimesh gjatë viteve dhe një zyrtar rus paralajmëroi kohët e fundit për pajisjet e vjetruara dhe sistemet e dështuara.

Këto përfshijnë rrjedhjet e ajrit, motorët e prishur dhe çarje.

Agjencia hapësinore ruse, Roscosmos, tha më vonë se të gjitha sistemet ishin kthyer në normalitet.

Tymi u identifikua gjatë rimbushjes së baterive të stacionit, tha agjencia, dhe ekuipazhi tani ishte kthyer në “stërvitje të rregullt”.

Era e djegur e plastikës u raportua se ishte përhapur nga pjesa ruse në segmentin amerikan.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, tha se një shëtitje në hapësirë e planifikuar për më vonë të enjten, përsëri do të vazhdonte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori