LAJMI I FUNDIT:

Talebanët ‘mbyllën turmën e grave në bodrum’ për t’i parandaluar që të bashkohen me protestat në Kabul

Talebanët ‘mbyllën turmën e grave në bodrum’ për t’i parandaluar që të bashkohen me protestat në Kabul

Gratë afgane thonë se ishin mbyllur në bodrumin e një banke për t’i parandaluar që të merrnin pjesë në protestat në Kabul.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit e furishëm dolën në rrugët e kryeqytetit të martën pasi udhëheqësi i rezistencës anti-talebane bëri thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër grupit militant një ditë më parë.


Fotografitë treguan demonstruese femra që grindeshin me luftëtarët talebanë ndërsa një grua shikonte poshtë një pushkë M-16 të drejtuar në fytyrë.

Ndërkohë, pamjet e marra nga një celular tregojnë një grua në një parking nëntokësor makinash, duke u rrotulluar për të zbuluar një turmë grash dhe disa fëmijë të mbledhur në të njëjtën hapësirë.

Dhe videoja ndërpritet me nxitim pasi zëri i një burri dëgjohet duke bërtitur.

Miraqa Popal, kreu i lajmeve në Tolo News të Afganistanit, ndau klipin në Twitter, duke shkruar se disa dëshmitarë okularë thanë se gratë u mbajtën në Bankën Azizi të Kabulit ‘për t’i parandaluar ata që të bashkoheshin me protestuesit’.

Ndryshe, të martën pati një numër protestuesish anti-talebanë në Kabul që kërkonin të drejta për gratë, punën dhe lirinë e lëvizjes.

Demonstruesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, duke denoncuar ‘ndërhyrjen’ e vendit në punët e brendshme afgane.

Pakistani është akuzuar për ofrimin e mbështetjes ajrore për talebanët.

Siç ishte raportuar, luftëtarët talebanë qëlluan me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit dhe raportohet se bënë disa arrestime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori