LAJMI I FUNDIT:

Filloi misioni vëzhgues i ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Filloi misioni vëzhgues i ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit filloi sot.

Shefja e misionit Tana de Zulueta dhe përfaqësues të tjerë kanë takuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të filluar bashkëpunimin e tyre.

Qindra vëzhgues do të vinë në vend për të monitoruar procesin zgjedhor. Ata thonë se do të zbatojnë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e virusit.


ODIHR-ja do të dalë me një raport preliminar një ditë pas zgjedhjeve dhe raportin përfundimtar, tetë javë pas zgjedhjeve.

“Ne gjithashtu do të vëzhgojmë zbatimin e rekomandimeve që kemi bërë nga e kaluara dhe zbatimin e ndryshimeve në Kodin zgjedhor. Javën e ardhshme do të na bashkohen 20 vëzhgues afatgjatë të cilët do të ndjekin të gjithë procesin zgjedhor dhe fushatën. Ne presim që të na bashkohen edhe 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e votimit që të vëzhgojmë procesin e votimit dhe numërimit të votave”, deklaroi Tana De Zulueta, shefe e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së.