LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e afganëve të strehuar në Shqipëri, Rama: Mes nesh për t’i ikur të shkuarës e ringritur të ardhmen

Rrëfimet e afganëve të strehuar në Shqipëri, Rama: Mes nesh për t’i ikur të shkuarës e ringritur të ardhmen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot rrëfimet e disa prej afganëve të strehuar në Shqipëri.

“Të tjera rrëfime nga afganët e strehuar në Shqipëri, të cilët mes forcës së ëndrrave të prera në mes në vendin e tyre dhe shpresës për të patur sërish një jetë të lirë, kanë ardhur mes nesh për t’i ikur të shkuarës e ringritur të ardhmen”, shprehet Rama.

Në videon e publikuar tregohet historia e një çifti gazetarë të cilët kanë punuar për vite si pedagogë. Ata shprehen se si talebanët i kanë gjurmuar.


“Unë kam qenë një pedagogë në universitet dhe kam punuar si gazetare. Burri im ishte po gazetar. Prej 12 vitesh kam punuar në universitet duke trajnuar mijëra gazetarë, veçanërisht gra. Kur talebanët duan të gjurmojnë një gazetar, ata gjurmojnë familjen tënde. Shumë media kane ndaluar transmetimin”, shprehen ata.

Gjithashtu në video tregohet dhe historia e grave biznesmene si dhe historia e një zëvendësministri.

“Familja ime, babai im, ai më mbështeti për të nisur biznesin. Unë ju bashkova Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë si drejtor i përgjithshëm për Administrimin dhe Financat si dhe si zv.ministër i deleguar. Kishim një jetë të mirë, tani çdo gjë ka ndryshuar”- shprehen ata.

“Jemi në një vend të mirë, në një hotel me 5 yje dhe çdo gjë është mbresëlënëse”,  shprehet Ozra Aziz, e cila ka ardhur bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ajo nuk harron të falenderojë edhe shqiptarët për mikpritjen.

“Jam këtu me bashkëshortin dhe me dy fëmijët. Jam shumë e lumtur që shikoj që njerëzit e Shqipërisë janë kaq të këndshëm, interesohen për ne dhe na ndihmojnë”, shprehet ajo./ATSH

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori