Camila Cabello ka zbuluar se si bllokimi gjatë pandemisë i ndihmoi asaj që ta ndryshojë rutinën e jetës pas nëntë vitesh punë të pandalshme, që e la të lodhur dhe të dërrmuar.
Ylli amerikan, e njohur më së miri për hitet, si “Havan” dhe “Senorita”, ka lavdëruar edhe të dashurin e saj, këngëtarin Shawn Mendes, duke thënë se ka mundur të mbështetet tek ai në kohët më të errëta të saj, shkruan The Sun.
Në intervistën më të sinqertë që ka dhënë ndonjëherë, Camila tha se “para bllokimit nga pandemia jetoja me një ankth të lartë”.
“Ishte shumë dhe nuk isha e qëndrueshme. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po i kushtoja rëndësi se si po ndihesha vërtet”, u shpreh Camila.
“Vazhdoja t’i thosha vetes se gjithçka është në rregull, duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem në rregull, çfarë duhet të bëja ishte që të pyesja vetën ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Duhet t’i lejoja vetes që të kërkoja ndihmë, sepse më duhej ndihmë. Më duhej terapi”, tha këngëtarja.
“Pandemia më dha atë pauzë që të thosha: ‘Le të mos vazhdoj me këmbë të thyer, le ta rregullojmë këtë. Në të kaluarën kishte raste kur kam punuar larg shtëpisë, duke mos pasur kohë për marrëdhënie dashurie, duke mos pasur kohë për të qenë e shëndetshme dhe e lumtur, duke punuar vazhdimisht dhe duke mos u ndier mirë, por duke vazhduar me atë dinamikë. Por, kjo është diçka që nuk do ta bëja më, e di që duhet të kujdesem për vetën”, tha ndër tjera këngëtarja.
Tri herë e nominuar për çmimet Grammy, Camila bëri famë nga grupi “Fifth Harmony” me pjesëmarrjen në “US X Factor” në vitin 2012, ndërsa filloi karrierën solo në vitin 2016.
Kënga e saj debutuese, “Havana”, arriti në pozitën e parë në 23 shtete të botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Roza Lati sërish me rrëfim personal: Doja të lindja një fëmijë, mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë
Cila është tema e Met Gala 2024?
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'