Eksperimente të reja tregojnë se qentë nuk janë aspak mirënjohës ndaj të zotëve, por servilë
Prej kohësh dihet se qentë përfaqësojnë një mënyrë shumë të privilegjuar jetese në këtë planet. Afërsinë me njeriun, gjedhët, derrat dhe pulat e paguajnë gjithnjë me kokë, pavarësisht nëse zgjat pak apo shumë. Drerët dhe derrat e egër madje kërkohen nga njeriu në territoret ku jetojnë dhe vriten duke u qëlluar nga pas. Kurse, qentë i mbajnë putrat të hapura.
Qenve mund t’u ketë kushtuar disa mijëra vjet evolucion shikimi servil që kanë mësuar të hedhin, i cili i bën shumë njerëz që të shkrihen nga qejfi. Njerëzit kujdesen për parazitët me përkushtim duke i mbajtur me ushqim dhe banim, duke u hequr madje jashtëqitjen me qese plastike. 1,4 miliardë euro japin gjermanët çdo vit për ushqimin e qenve. Shumë pak qenë punojnë për të nxjerrë bukën, si për shembull si shoqërues në gjueti apo roje.
Por nuk mjafton me kaq, siç tregon një ekip studiuesish të mbledhur rreth biologes Jim McGetrick, e cila studion mënyrat e të sjellurit në Institutin e etnologjisë, Konrad Lorenz, në Vjenë.
Në numrin e fundit të revistës së njohur shkencore PlosOne, ajo përshkruan në mënyrë të detajuar në 33 faqe për eksperimentet e reja, të verifikuara statistikisht, rezultatet e të cilave përmblidhen vetëm në një fjali: qentë janë mosmirënjohës.
Ky është përfundimi i arritur nga eksperimenti, gjatë të cilit njerëzit pjesëmarrës shtypin butonin e një shpërndarësi ushqimi, për t’u dhënë qenve ushqimin. Më pas kafshëve u krijohet mundësia që t’u shprehin njerëzve mirënjohjen duke vepruar në të njëjtën mënyrë.
Por çfarë ndodh? Asnjë nga 20 qentë e racës Border Collies, qenve malorë Berner ose Golden Retriever nuk e luajti putrën në laborator. Për të marrë po, për të dhënë jo. Gjë që nuk ndryshon as kur midis dy provave kafshës dhe njeriut i jepet mundësia e ndërveprimit: Qentë thjesht i pranojnë përkëdheljet.
Jo, qeni nuk është miku më i mirë i njeriut, ai vetëm bën sikur. Atij nuk i kushton asgjë që të shohë me dashuri dhe të përulet. Por nëse i duhet të luftojë për një gjë më të shtrenjtë, për ushqimin, atëherë dashamirësia merr fund. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar