LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kandidatët e BDI-së i kam obliguar me zbatimin e pesë agjendave

Ahmeti: Kandidatët e BDI-së i kam obliguar me zbatimin e pesë agjendave

Pas zyrtarizimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, BDI sot ka shpalosur platforëm dhe pesë premtimet kryesore, të cilat sipas kësaj partie, kandidatët duhet patjetër t’u përmbahen.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij tha se fushata zgjedhore duhet të zbardhë se si kandidatët do ta zhvillojnë komunën në të cilën do të zgjidhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne tek BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës së dhënë dhe e veprës së realizuar. Andaj, u dakorduam me të gjithë kandidatët që ti përmbahemi agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës. Agjenda e dytë është agjenda digjitale – një administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht dixhitale. E treta është agjenda e derës së hapur – kryetarët e komunave janë në shërbim të qytetarëve dhe komunat tona ju takojnë qytetarëve. Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit. Të gjithë qytetarët do të kanë çasje të plotë tek kryetarët e komunave sepse komuna është e tyre”.


BDI zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit
Lexo po ashtu BDI zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

“E katërta është: Agjenda e përfshirjes së qytetarëve – politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmën e tyre. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarje nënkupton që vendimet e mëdha nuk do të mirren nga rrethi i ngushtë drejtues i komunës, por nga ju, qytetarët. Dhe e pesta është: agjenda zero – të jesh i zgjedhur do të thotë të përfitosh besimin e qytetarëve. Kryetarët tanë të komunave do të sigurojnë dhe mbrojnë këtë besim me çdo kusht. Andaj, risia e këtyre zgjedhjeve është politika zero, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore”, tha në fjalimin e tij kryetari i BDI-së.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet lokale fillon më 27 shtator, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Shëndetësi
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Lajme
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
Kalo në kategori