Policia e Shqipërisë ka zhvilluar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Me këtë rast janë sekuestruar 72 pasaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërkaq janë vënë në pranga 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Shtetit në Shqipëri.
Sipas komunikatës, “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “COMPLEX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G., 26 vjeç, A. M., 24 vjeçe, D. Sh., 55 vjeçe, S. Sh., 64 vjeçe, dhe R. V., 26 vjeç”.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës. Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S.Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin R. V (djali i shtetases D.Sh) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, këta shtetas, “përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta shtetas organizonin punën për trafikimin e këtyre”.
“Këta shtetas dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt. Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë shtetasit S. G dhe A. M., me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshme. Ndërkohë shtetasit D. N., dhe V. M., dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë”, thuhet në komunikatë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij