LAJMI I FUNDIT:

Punësimi në Gjermani sipas rregullores për Ballkanin Perëndimor, Ambasada gjermane me njoftim për qytetarët

Punësimi në Gjermani sipas rregullores për Ballkanin Perëndimor, Ambasada gjermane me njoftim për qytetarët

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë informacion në lidhje me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor që ka të bëjë me tregun e punës në këtë shtet, duke bërë të ditur se lista e pritjes për termine për muajin tetor do të hapet më 7 shtator në ora 11:00.

Kështu thuhet në një postim të Ambasadës gjermane në Prishtinë në Facebook.

Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?


Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor . Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur.

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.

Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëherë kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit.

Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë

Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve për parashtrimin e kërkesës për vizë (Urdhëresa për Punësim). Lista e pritjes për terminë në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për terminë, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit.

Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/fillimi-i-punesimit…/1767176 . /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori