LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Rruga Prishtinë – Pejë po pengohet qëllimisht me akuza të rrejshme

Haradinaj: Rruga Prishtinë – Pejë po pengohet qëllimisht me akuza të rrejshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinj, foli për akuzat e minsitrit të Financave Hekuran Murati, rreth shpronësimit për rrugën Prishtinë dhe Pejë.

Haradinaj fillimisht tha se pratë nuk janë paguar për shpronësime, dhe sipas tij është një dënim që po e bëjnë për Dukagjinin.

“Ministri në këtë rast është vetëm taksambledhës, hajn i vogël i Kurtit. Ai e ka bërë këtë për të tërhequr vëmendjen nga vdekjet e qytetarëve. Paratë nuk janë paguar për shpronësimin, e këta e kanë bërë konferencën e më pastaj e kanë dërguar lëndën në prokurori. Krejt kjo është për mos ta kryer rrugën Pejë – Prishtinë. Është një dënim që po e bëjnë për Dukagjinin”, tha Haradinaj.


“Ai thotë se janë 43 milionë të  keqpërdorur tani edhe ndryshon. Ky ministër dëshiron me ngritë tema tjera në kohën kur janë duke vdekur njerëz më shumë se sa në luftë . Kë të ai e bënë me urdhër nga Kurti”, shtoi tutje ai në RTVDukagjini.

Ish-kryeminsitri ka kërkuar një përgjigje për Nexhat Krasniqin, për të cilin thotë se Kurti e Aliu i kanë thënë se është hajn, e tani ai punon për ta.

“Ndërsa Liburni thotë se ka shumë borxhe kjo Qeveri. Unë i quaj hajna gjithë këtë Qeveri, se ata po punojnë me Nexhat Krasniqin, e deri sa ata punojnë me këtë person që mua më kanë thënë se është hajn, për mua të gjithë janë hajna si Kurti, Liburni dhe të tjerët përderisa bashkë punojnë me personin në fjalë. I kërkoj falje këtij njeriu nëse nuk është vërtetë ashtu, ama unë dua një përgjigjie nga Kurti dhe ministri Ali, pasi që ata më kanë thënë ashtu për të”, tregoi Haradinaj.

Tutje tha se Kurti ka premtuar barazi sociale, e tash sipas tij po e dëshmon krejt të kundërtën.

“Kosova e ka borxhin më të vogël në botë. E kanë bllokuar rrugën e Gjilanit, po ashtu rrugën e Dollcit, rrugë n e Plavës, pa asnjë arsye. Nëse dikush dyshhet për ndonjë  parregullësi të merret me të, po mos ti ndalë  punimet e rrugës, u shpreh Haradinaj.

“Kurti ka premtuar barazi sociale, tash kanë  fillu me u rritë  produktet esenciale, duke fillu nga vaji, ka shku prej një  euro sa ka qenë  në  një  euro e 15. më  mirë  kish me qenë  me u rritë  pagat se sa cmimet produktet. Po ashtu, Kurti ish deshtë  me inicu Ligjin e Pagave, ku do të  ju ndihmonte shumë  qytetarëve”, deklaroi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori