LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, më shumë se gjysmë ore pritje në Tabanoc

Komunikacioni në Maqedoni, më shumë se gjysmë ore pritje në Tabanoc

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimin kufitar Tabanocë ka pritje 30-45 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.