LAJMI I FUNDIT:

Besim Aliti, emërohet sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës

Besim Aliti, emërohet sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës
Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Besim Aliti është emëruar sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Bordit Ekzekutiv (BE) të KOK-ut, të mbajtur mbrëmë në Hotel Sirius në Prishtinë.

Pas propozimit të bërë nga presidenti Ismet Krasniqi, Aliti me vendim unanim të BE u emërua sekretar i përgjithshëm i KOK-ut.

Deri më tani, Aliti, njohës i pesë gjuhëve të huaja, ishte këshilltar i presidentit Krasniqi.


Ai ka një karrierë të pasur profesionale në sport. Ka qenë menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA). Ka punuar në organizimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare si: Lojërat Evropiane Baku 2015, FIBA Evropianin e basketbollit  2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, si dhe ka qenë drejtor ekzekutiv i Kampionatit Evropian në Karate, të mbajtur gjatë këtij viti në Poreç të Kroacisë. Në vitin 2014 ishte koordinator i Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe në Zagreb të Kroacisë, si dhe pjesëmarrës i EUSA-s në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Universiteti i Sportit të Kroacisë (2016/2017).

Ka kryer Fakultetit e Sportit në Zagreb dhe Masterin në fushën e menaxhmentit të sportit në Zagreb dhe Madrid. Është PhD. kandidat në Fakultetin Ekonomik, i cili zhvillohet në Osijek dhe Vjenë. Gjithashtu, është i licencuar si profesionist i menaxhimit të projekteve nga Kolegji i Teknologjisë “Alfred State” me seli në New York. Po ashtu, është edhe bursist i Akademisë Olimpike Ndërkombëtare në Athinë, Greqi dhe i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kroaci.

Besim Aliti është ekspert ligjërues i jashtëm në Univerzitetin e Zagrebit (menaxhimi sportiv) dhe ka ligjëruar në shumë Univerzitete dhe forume ndërkombëtare në Malaga, Beograd, Pragë, Romë, etj, përfshirë edhe ligjërimet në Kurset për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC 1 dhe 2), të organizuara nga KOK-u.

Gjatë karrierës së tij si sportist, Besim Aliti ka qenë karateist profesionist, ndërsa gjatë viteve 2010 – 2013 ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kroacisë në karate.

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori