LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Artim Shaqiri, trajner i ri i Schaffhausen

Zyrtare: Artim Shaqiri, trajner i ri i Schaffhausen

Schaffhausen ka konfirmuar se Artim Shaqiri është trajneri i tyre i ri.

Përmes një njoftimi për media, klubi nga liga e dytë e Zvicrës ka bërë të ditur se strategu shqiptar do ta zëvendësojë Murat Yakin që ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Zvicrës.

Pasi Vladimir Petkovic i dha fund aventurës së suksesshme te Helvetikët, dhe kalimit te Bordeaux.


“FC Schaffhausen gjeti një pasardhës të Murat Yakin. Artim Shaqiri mori trashëgiminë”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.

“Pas fillimit të karrierës  si trajner, Shaqiri, i cili ka një licencë UEFA Pro, mori angazhimin e tij të parë si trajner te Shkendija e Tetovës para se të bëhej nënkampion me klubin kryesor shqiptar FK Kukësi. Kohët e fundit, Shaqiri, i cili mbush 48 vite më 23 shtator, ishte trajner i klubit maltez Pembroke Athleta FC dhe, deri në fillimin e pandemisë, më pas mori drejtimin e Flamurtarit (të Prishtinës)”.

“Artim Sakiri do të jetë në dispozicion të FC Schaffhausen me efekt të menjëhershëm, por do të duhet të presë pak derisa të arrijë leja e punës”.

“FC Schaffhausen mirëpret ngrohtësisht Artimin në Munotstadt dhe i uron atij shumë argëtim dhe suksese në shtëpinë e tij të re”, përfundon njoftimi i tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori