99 për qind e pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar, 5 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë është e mbushur me pacientë të cilët janë duke u trajtuar pas infektimit me Covid-19, ku 99 për qind e tyre janë të pavaksinuar.
Kështu ka thënë në një prononcim për EO, pulmologu Flamur Marku.
Ai tha se në Pulmologji janë 88 pacientë me Covid-19, ku 5 prej tyre në gjendje të rëndë dhe 69 në oksigjeno-terapi.
“Në Pulmologji janë duke u trajtuar 88 pacientë. Ka qenë vetëm një vend i lirë ku gjatë ditës është bërë një pranim tjetër, 5 prej pacientëve janë në gjendje më të rënduar. Kemi 69 pacientë të cilët janë më oksigjen të vazhdueshëm dhe sipas nevojës kapacitet për oksigjen janë për të gjithë pacientët”, tha ai.
Sipas Markut pacientët me COVID19 janë të shtrirë edhe në mjekësinë sportive.
Ai tha se në klinikë ka mjaftueshëm pajisje medicinave, ilaçe dhe material shpenzues.
“Menaxhimi i pacientëve të cilët janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë është në mënyrën më të mirë të mundshëm me ato kapacitete që kemi. Pothuajse janë mbushur të gjitha vendet por tani pacientët me COVID pozitiv po trajtohen edhe në klinika të tjera kështu që është mjekësia sportive dhe besoj që edhe disa ditë do t’ia dalim por duke parë kërkesën e madhe për hospitalizim unë kam frikë se do të kemi shumë problem për vende. Pajisje medicinale ka mjaftueshëm, ilaçe dhe material shpenzues”, shtoi Marku.
Pulmologu Marku theksoi se mushkëritë pas vaksinës janë më të mbrojtura.
Megjithatë, sipas tij 99% të pacientëve në klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë.
“Mushkëritë pas vaksinës janë më të mbrojtura në momentin kur shkaktohet pneumonia vërehen ndryshime në rëntgen. Mund të vërehet mushkëri e cila është e prekur nga pneumonia kallja e mushkërive apo nuk është e prekur. 99% të pacientëve që i kemi janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë kurse pacientët që janë të vaksinuar gjithmonë e kalojnë një formë me të lehtë të infeksionit dhe shumë rrallë bëhet nevoja për hospitalizim.
Vaksina të mbron prej komplikimeve por nuk ndikon në shërimin e mushkërive mirëpo në momentin kur ka pneumoni qoftë ajo bakteriale tretmani bëhet me ilaçe të caktuara me antibiotik sipas nevojë. Kurse vaksina nuk shëron mushkëritë por të mbron që të mos infektohen mushkëritë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025