LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaq fizikun e saj në fustan transparent, ndërsa duket mahnitëse në çerekfinalen e “The Voice Australia”

Rita Ora shfaq fizikun e saj në fustan transparent, ndërsa duket mahnitëse në çerekfinalen e “The Voice Australia”

Rita Ora bëri një shfaqje joshëse me një fustan të bardhë dhe të përshtatshëm teksa pozonte për një sërë fotografish të publikuara në Instagram të hënën.

Këngëtarja 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me veshjen provokuese ndërsa pozoi pranë një shtylle në prapaskenat e “The Voice Australia”, shkruan DailyMail.

Fustani i Ritës kishte shpatulla të fryra dhe mjaft detaje në të gjithë dekoltenë e saj, me efektin e dukshëm që ngacmonte fizikun e saj për t’u pasur zili nga shumë femra.


Pjesa e poshtme e veshjes vuri në pah kofshën e saj ndërsa ajo qëndronte pranë shtyllës, me fundin që përfundonte në mes të këmbës së poshtme.

Ajo kishte veshur një palë këpucë të bardha me disa shirita me ngjyra të ndryshme, të cilat i jepnin edhe më shumë shkëlqim pamjes së saj.

Rita Ora shënon sërish ngjitje në top listat australiane - aktualisht kënga e saj është e nënta më e dëgjuar në Australi
Lexo po ashtu Rita Ora shënon sërish ngjitje në top listat australiane - aktualisht kënga e saj është e nënta më e dëgjuar në Australi

Rita i kishte lyer buzët e saj me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe i modeloi flokët e saj në një formë kaçurrelash të ngritur lartë.

Duke ndarë me ndjekësit fotografitë në Instagram, ylli i muzikës pop pyeti se cilët konkurrentë të saj mendonin se do të kalonin në gjysmëfinale të “The Voice Australia”, e cila është javën e ardhshme.

Gjithsej katër konkurrente të skuadrës së saj arritën në fazën tjetër të shfaqjes: Sian Fuller, Ella Monnery dhe Mick Harrington, me G-Nat!

Këto fotografi të reja të saj vijnë pasi Rita e bëri zyrtare në Instagram romancën e saj të re me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi, duke ndarë disa fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale në ditëlindjen e 46-të të dashurit të saj.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” do të performojë në Paris më 30 shtator në një shfaqje të quajtur “Rita Ora Live From The Eiffel Tower”.

Performanca do të zhvillohet në kuadër të Javës së Modës në Paris, dhe biletat për ngjarjen do të jenë në dispozicion nga e premtja përmes ritaora.live ose Ticketmaster.

Për ata që nuk mund të marrin pjesë personalisht, shfaqja do të transmetohet në platformën e re të ‘blockchain Eluvio LIVE’, e sponsorizuar nga ‘Mude Drinks’ dhe ‘Lancome’.

Në një deklaratë, Rita tha: “Kjo do të jetë një performancë kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua”.

“Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh kostume të personalizuara nga ‘Fendi’, ‘Miu Miu’, ‘Lanvin’ dhe ‘Alexandre Vauthier’, është thjesht një ëndërr. Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”, ka theksuar tutje artistja shqiptare. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori