Flet pacientja që iku nga spitali i Gostivarit: Jam e shëruar, nuk më lejonin të dilja jashtë
Pacientja e cila dje u pa duke dalë nga dritarja e dhomës prapa repartit infektiv në Gostivar, është prononcuar për TV Globi. Sqaron se ka ikur nga reparti, pasi sipas saj, është shëruar plotësisht, kurse personeli i repartit infektiv nuk e ka lënë të shkojë në shtëpi.
Thekson se ka probleme të tjera shëndetësore dhe ka nevojë shpesh të dalë në ecje. 59 vjeçarja Zulhije Muslija, sot u paraqit sërish te e njejta dritare, kësaj radhe nga jashtë pasi kishte ardhur për t’u përshëndetur me, siç ajo vetë thotë, shoqet e dhomës. E solli bashkëshorti i saj me një veturë me regjistrim të huaj.
“Po kam qenë e infektuar, dje e kam kryer qendrimin në spital. Mirë kemi kaluar, faleminderit nga ana e doktorëve pasi na kanë dhënë ndihmë plot dhe i përshëndes personalisht. Po pse prej dritares e nuk dole nga dera? – Nuk më linin, kurse unë e kam patjetër të eci pasi jam e operuar prej unazave dy herë. Pasi bllokohesha nga këmbë, patjetër duheshte të dalë. Edhe një shoqe më ka nidhmuar”, deklaroi 59 vjeçarja Zulhije Muslija, paciente e cila dje u pa duke dalur nga dritaret e repartit infektiv në Gostivar.
Rastin e ikjes së saj e konfirmon edhe policia. Por, ndryshe nga Zulhija e cila thotë se është shëruar, uniformat blu thonë se ajo akoma është pozitive për Covid-19 dhe është nga një fshat i Shkupit. Pastaj policia thekson se e ka kthyer në repart, kurse ajo sot shëtitej e lirë.
“59 vjeçarja banore e një fshati të Shkupit, pozitiv për Covid -19, dje rreth orës 13 me vetë-dëshirë e ka lëshuar Repartin Infektiv në Gostivar, duke dalë nga dritarja. Shpejtë pas kësajë, ajo është gjetur dhe kthyer për trajtim të mëtejmë shëndetësorë. Rasti është duke u zbardhur dhe doklumentuar dhe ndaj sajë do të inicohet padi adekuate për “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal”, thonë nga SPB – Tetovë.
Enes Memeti, mjek nga Reparti Infektiv në Gostivar thekson se policia dhe ushtria duhet të riktheht nga autoritetet për të kontrolluar rreth spitalit, sikurse veprohej vitin e kaluar.
“Periudhën e kaluar kur kishim vale të këtillë infektimesh këtu qendronte policia por edhe ushtria. Tani nuk kemi një mbëshetje të tillë, nuk shohim ushtarë që e mrojnë repartin dhe vazhdimisht ka lëvizje rreth e rrotull repartit. Unë personalisht nuk kam parë ndonjë pacientë të jetë larguar, por mbrëmë pash një video të tillë kur pacienti del nga dritarja dhe largohet nga infektivi. Dikur në repart dritaret ishin të mbrojtura me mbrojtëse metalike të cilat unë preferojë përsëri të rivendosen. Ato mbrojtëse nuk kuptojnë burgosje të pacientëve, por mbrotje të shoqërisë dhe rrethin më të gjerë”, thotë mjeku Enes Memeti.
Edhe sot rreth Repartit Infektiv në Gostivar kishte qytetarë që qendronin nëpër dritare dhe bisedonin lirshëm me pacientët që trajtohen brenda nga koronavirusi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje