LAJMI I FUNDIT:

​Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

​Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të filluar vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ajo u ndërpre për shkak të mungesës së avokatit, Faruk Korenica.

Të akuzuarit në këtë rast janë Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara

Kryesuesi i trupit gjykues, Valon Kurtaj mori aktvendim për 5 minuta pauzë për të pritur avokatin Korenica.


Gjyqtari Kurtaj kërkoi nga palët që nuk janë në procedurë qe të lirojnë sallën për shkak të situatës pandemike, ndërsa medieve iu është dhënë leje që të xhirojnë 10 minuta.

Në seancën e fundit më 6 korrik të këtij viti, pasi aktakuza është konsiderua e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Në shqyrtimin e sotëm gjyqësore pritet të dëgjohen dëshmitarët. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori