LAJMI I FUNDIT:

E kishin rrëmbyer dhe rrahur shkaku i një borxhi, prishtinasi arrin të ikë

E kishin rrëmbyer dhe rrahur shkaku i një borxhi, prishtinasi arrin të ikë
Foto: Ilustrim

Një person në Prishtinë ka arritur të ik nga vendi ku po mbahej pasi ishte rrëmbyer.

Policia përmes raportit ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kërkuar një shumë parash për një borxh që viktima e kishte.

Të njëjtit, e kishin rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri. Viktima ka arrit të ik nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur.


Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relavante. /Telegrafi/