LAJMI I FUNDIT:

Me poza provokuese nga xhirimet e klipit në Malibu, Rita Ora i gëzohet suksesit të këngës së re

Me poza provokuese nga xhirimet e klipit në Malibu, Rita Ora i gëzohet suksesit të këngës së re
Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë po vazhdon të jetë shumë e angazhuar.

Ajo ka paralajmëruar një koncert të veçantë të cilin do ta mbajë në Kullën Eiffel në Paris më 30 nëntor, ndërsa ka bërë të ditur se biletat tashmë kanë dalë në shitje.

Ndërkohë, ditë më parë, ajo ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me emrat e suksesshëm të muzikës si: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.


View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kënga me titull “Seaside” është pëlqyer në masë të madhe nga publiku, teksa në vetëm dy ditë pas publikimi ka tejkaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.

Në klipin e këngës, 30-vjeçarja është shfaqur me një performancë mjaft provokuese, ku shihet me një veshje transparente pranë detit në Malibu.

Rita Ora fotografohet në Los Angeles, ndërsa thuhet se po shikon të blejë shtëpi në Hollywood
Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në Los Angeles, ndërsa thuhet se po shikon të blejë shtëpi në Hollywood

Ajo vendosi që t’i falënderojë fansat e saj për mikpritjen që ia kanë bërë këngës së re, përmes një sërë fotografish gjatë xhirimeve, të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në këto imazhe, Rita duket mjaft sensuale teksa vë në pah linjat e saj të formësuara të trupit në fustanin me material rrjete.

Në një prej fotografive, bukuroshja e lindur në Prishtinë nuk ka hezituar që të ekspozojë edhe të pasmet e saj në një pozë me shikim nga deti.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora bëri të ditur se xhirimet e këtij klipi janë kryer në Malibu, teksa ajo tashmë ndodhet në Los Angeles, duke punuar në albumin e saj të radhës. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Rezi reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Rezi reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rrëzohet Xuxi, merakosen banorët: Më falni, më u morën mendtë

Rrëzohet Xuxi, merakosen banorët: Më falni, më u morën mendtë

Magazina
Arkitektja që kujdesej për dekorimet e festave të P. Diddyt rrëfehet për kërkesat e tij: Ai donte pasqyra deri edhe në tavan, që të shihte çdo akt të tij

Arkitektja që kujdesej për dekorimet e festave të P. Diddyt rrëfehet për kërkesat e tij: Ai donte pasqyra deri edhe në tavan, që të shihte çdo akt të tij

Magazina
Fero publlikon fotografi nga seancat për shlyerjen e tatuazheve nga trupi, pas përpushtimit në fenë islame

Fero publlikon fotografi nga seancat për shlyerjen e tatuazheve nga trupi, pas përpushtimit në fenë islame

Magazina
Globalizimi i muzikës shqiptare në botë - Bleona thyen akullin me

Globalizimi i muzikës shqiptare në botë - Bleona thyen akullin me "Stani": Dua që bota të dëgjoj shqip

Magazina
Kalo në kategori