LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja anti-COVID, reagon Rrjeti Shitësve me Pakicë: Kontroll rigoroz po, mbyllje jo

Masat e reja anti-COVID, reagon Rrjeti Shitësve me Pakicë: Kontroll rigoroz po, mbyllje jo

Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka reaguar pasi thotë se vazhdon të mos jetë i përfshirë në konsultimet dhe vendimet e Qeverisë mbi masat anti-COVID tash e disa muaj.

Në reagimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë thuhet se komunikimi përmes mediave dhe rrjeteve sociale mbetet forma e vetme e shprehjes së qëndrimit të tyre.

“Jemi të vetdijshëm për situatën e rënduar shëndetësore tek qytetarët dhe gjendjen e spitaleve në terren, por që besojmë fuqimisht që mbyllja e cilitdo sektor do ta vështirësojë edhe më shumë shëndetin ekonomik të sektorit privat e që padyshim në afatgjatë pasojat do t’i vërejmë në ekonominë e vendit”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.


Më tej thuhet se “duhet kuptuar dhe pranuar që në këtë situatë kemi ardhur si rezultat i dështimit të vetëdijësimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi rëndësinë e vaksinimit, vonesat në sigurimin e vaksinës nga Qeveria e Kosovës, dhe problemet në menaxhimin dhe shpërndarjen e tyre. Fokusi kryesor duhet të jetë në këto pikat e dobëta e jo në mbyllje ad-hoc pa plan dhe në kurriz të sektorit privat”.

“Kontroll rigoroz të masave aktuale po, por mbyllja e cilit do sektor nuk pranohet në asnjë mënyrë. Sidomos mbyllja e gastronomisë në qendrat tregtare është plotësisht i panevojshëm marr për bazë respektimin e masave në këto hapësira”.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë thotë se për çfarëdo mase shtesë duhet të ketë siguri dhe përkrahje të plotë financiare. “E kjo me sa u kuptua nuk po diskutohet fare! Përderisa masat e përfolura po vazhdojnë të bien mbi sektorin privat kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të ofroj bashkëpunim dhe mbështetje financiare për të ruajtur dhe garantuar shëndetin publik dhe ekonomik të vendit tonë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori