Në orët e para të ditës së premte kanë mbërritur në Shqipëri 121 qytetarët e parë afganë që do të strehohen në Durrës, nga 4000 sa ka pranuar Tirana zyrtare që të strehojë.
Ata janë pritur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, që deklaroi se e kishin detyrim moral për të ndihmuar aleatët, ndërsa të pranishëm në aeroport ishin edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, drejtues të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit.
Në një adresim, ministrja Xhaçka tha se ky është një moment vërtet emocionues pas shumë ditëve intensive me punë e vështirësi për të sjellë afganët në Shqipëri dhe për t’i larguar nga rreziku.
Sulmi me bombë që ndodhi gjatë së enjtes që i mori jetën 60 personave, Xhaçka tha se ishte pikërisht ajo që i shqetësonte dhe këmbëngulnin që t’i sillnin sa më shpejtë në Shqipëri të njëjtit.
“Ishte pikërisht frika nga sulme të tilla, që na ka shtyrë të bëjmë maksimumin që këta qytetarë të vinin sa më shpejt në Shqipëri, për të qenë larg rrezikut e larg frikës për jetën. Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontingjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar”, deklaroi ajo nga aeroporti i Rinasit.
Duke kujtuar strehimin e hebrenjve dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit, Xhaçka tha se ndjehet krenare dhe kështu duhet të ndjehet çdo qytetar pasi shqiptarët po dëshmojnë përsëri atë që është shpirti i vërtet i këtij populli, solidariteti, mikpritja dhe bujaria.
Mirëpo përtej kësaj, ministrja shqiptare u shpreh se ishte edhe një detyrim moral që të strehonin afganët.
“Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mikpritjen dhe besën tradicionale të shqiptarëve, këtu bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundeshim për t’ju dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre”, vijoi Xhaçka.
Shqipëria ka pranuar të strehojë 4000 afganë përkohësisht derisa të përpunohen të dhënat e tyre për të emigruar në SHBA. Të njëjtit do të vendosen në disa hotele në Durrës, ndërsa ata që do të vijnë në ditët e ardhshme do të shkojnë në konvikte derisa të lirohen hotele të tjera duke qenë se është sezoni turistik.
Xhaçka siguroi se kanë marrë masa për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e sigurinë.
“Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, derisa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara. Kemi bërë gjithçka, që t’i mirëpresim e t’u ofrojmë kushte sa më të mira e sa më dinjitoze jetese. Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës.
Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, ata që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetin Studenti. Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, deklaroi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj