LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë

Në orët e para të ditës së premte kanë mbërritur në Shqipëri 121 qytetarët e parë afganë që do të strehohen në Durrës. Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se në mesin e tyre janë edhe 11 foshnja.

Qytetarët afganë janë pritur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, drejtues të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit.

“Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteliere në Durrës”, thuhet në njoftim.

Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, derisa të përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata që kanë mbërritur sot në Tiranë janë pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave dhe ishin për 20 vjet aleatë të NATO-s dhe forcave perëndimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori