LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi për 2 javë për shkak të pandemisë

Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi për 2 javë për shkak të pandemisë
Foto: Arkiv

Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Sipas komunikatës për medie, ata kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë.


Reagimi i plotë:

Shtyrja e vitit shkollor? – flet kryetari i SBASHK-ut
Lexo po ashtu Shtyrja e vitit shkollor? – flet kryetari i SBASHK-ut

Reagim për fillimin e mësimit më 1 shtator

Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen.

Përveç gjithë këtyre, ende nuk kemi vaksinim të fëmijëve nën moshat 16-vjeçare, duke qenë kjo kategori e pambrojtur.

Duam të kujtojmë këtu se (me qëllim parandalues) mësimi është shtyrë në rrethana shumë më të lehta të pandemisë.

Andaj, kërkojmë që, nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet. Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori