Këshilla si ta ruani më gjatë ngjyrën e lëkurës që keni marrë gjatë pushimeve
Ngjyra që marrim gjatë verës zakonisht zbehet në ditët e para të vjeshtës, megjithatë, me disa këshilla – më e rëndësishmja prej të cilave është hidratimi i rregullt – si dhe përgatitja e duhur, mund të zgjasni kohën e ruajtjes së tenit të nxirë të lëkurës.
Çelësi për të ruajtur një nxirje më të gjatë, qoftë e vërtetë apo artificiale, është hidratimi. Kërkoni gjalpë për trup, vajra mëndafshi dhe kremra me acid hialuronik që vërtet do të ushqejnë lëkurën tuaj.
Lëkura duhet të hidratohet ekstra para, gjatë dhe pas rrezitjes, pasi dielli e than atë. Losionet për përdorim pas ekspozimit në diell janë të shkëlqyera, sepse i japin lëkurës së tharë nga dielli një dozë hidratimi të shëndetshëm.
Shtimi i shkëlqimit shtesë mbi një ngjyrë natyrale është një mënyrë tjetër për të zgjatur tenin e nxirë dhe këtë mund ta bëni me ndihmën e vajrave dhe bronzerëve të ndryshëm.
Dushi me ujë shumë të nxehtë mund të privojë lëkurën nga vajrat e saj natyralë dhe ta bëjë atë të thahet, kjo është arsyeja pse rekomandohet të ulni temperaturën e ujit gjatë dushit në mënyrë që të zgjasni jetën e ngjyrës së errët të lëkurës.
Nëse skuqeni dhe digjeni në diell, lëkura juaj ndoshta do të zhvishet dhe më pas nxirja juaj do të largohet. Vendosni një krem dielli me faktor 30 ose më shumë gjatë pushimeve për ta përgatitur lëkurën tuaj paraprakisht dhe për të mbajtur ngjyrën tuaj sa më gjatë.
Edhe pse tingëllon joproduktive, nëse vërtet dëshironi që nxirja juaj të zgjasë (dhe zbehet gradualisht dhe ngadalë) pilingu është shumë i rëndësishëm. Qelizat e vdekura të lëkurës që gjenden në sipërfaqen e lëkurës tuaj mund të zbusin shkëlqimin, kështu që do t’i fshini butësisht për të treguar nxirjen tuaj të shëndetshme.
Përveç kësaj, pastrimi nuk ndikon në melaninën në qelizat e lëkurës, gjë që e bën lëkurën tuaj të duket në të vërtetë më e errët dhe e nxirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Hemorroidet gjatë shtatzënisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian