LAJMI I FUNDIT:

Qindra burra abuzuan seksualisht me një grua në një shesh në Pakistan – fillojnë hetimet pas publikimeve të pamjeve dhe reagimeve

Qindra burra abuzuan seksualisht me një grua në një shesh në Pakistan – fillojnë hetimet pas publikimeve të pamjeve dhe reagimeve

Policia pakistaneze ka nisur një hetim kundër qindra burrave të panjohur pasi një grua e re u abuzua seksualisht nga një turmë prej më shumë se 400 burrash në një park në Lahore, ndërsa filmonte një video për TikTok.

Sulmi tronditës u regjistrua në disa video që u bënë virale, duke treguar një turmë që sulmon një grua ndërsa ajo ishte në Greater Iqbal Park në Lahore dhe filmonte një video TikTok.


Në mes të ditës, burrat e kapën gruan dhe e hodhën në turmë, duke i shqyer rrobat, sulmuar dhe përplasur, raporton theguardian.

Gruaja raportoi rastin kundër 300 deri në 400 persona të paidentifikuar në policinë e Lahore, transmeton Telegrafi.

“Turma më tërhoqi nga të gjitha anët deri në atë pikë sa rrobat e mia u grisën. Më hodhën në ajër. Më sulmuan brutalisht”, tha gruaja në një deklaratë për policinë. Ajo shtoi se turma gjithashtu vodhi bizhuteri, vathë dhe celular.

Pamjet ndezën një valë neverie dhe zemërimi në Pakistan. Ministri i Informacionit i Shtetit, Fawad Chaudhry tha se arrestimet janë duke vazhduar. Disa autorë janë identifikuar.

Aktivistë, politikanë, të famshëm, Amnesty International dhe njerëz në të gjithë Pakistanin kanë shprehur zemërimin për sulmin. Kryetari i Partisë Popullore Pakistaneze, Bilawal Bhutto Zardari tha se incidenti “duhet të turpërojë çdo pakistanez” dhe se “flet për kalbjen në shoqëri”.

Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë, sipas hulumtimit nga Fondacioni Thomson Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori