Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, i quajnë nënçmuese shtesat për punonjësit shëndetësor
Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e punëtorëve shëndetësorë.
Ata i kanë quajtur “nënçmuese”, këto shtesa.
“Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave nënçmuese për punëtorët shëndetësorë. Në kohën kur infermierët po përballen me mungesë të madhe të stafit, punën pa pushim dhe lodhjen e madhe nga mbingarkesa në punë, për shkak të shifrave alarmante të shtruarave në Spital nga COVID-19, në vend të stimulimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të nënçmoj infermierët me 60 euro shtesa”, thuhet në komunikatë.
Ata, ia kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshoj vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë, ashtu siç e parasheh edhe ligji”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.
“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021”, tha Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite