LAJMI I FUNDIT:

Policia dënon 836 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID

Policia dënon 836 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka dënuar 836 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se janë dënuar edhe 1,553 qytetarë për mosrespektim të rregullave në trafik.

Sipas Policisë, po në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 49 me dëme materiale.


Ndërkaq, janë arrestuar 25 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajte të dënimit. /Telegrafi/