LAJMI I FUNDIT:

Avokati Musa Damati: Të bëhet hetim i plotë lidhur me proceset ligjore të mëhershme për të dyshuarit e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

Avokati Musa Damati: Të bëhet hetim i plotë lidhur me proceset ligjore të mëhershme për të dyshuarit e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

Arbër Sejdiu, njëri nga të dyshuarit e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, kishte pasur vepra penale edhe më herët.

Gjykata Themelore e Ferizajt gjatë ditës së martë ka bërtë të ditur se që nga 12 korriku i vitit 2013, Arbër Sejdiu është i dyshuar për kryerjen e një tjetër vrasjeje të rëndë në tentativë dhe për vite me radhë lënda e tij ka qarkulluar nëpër gjykata.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati Musa Damati.


Në një prononcim për Telegrafin, Damati ka thënë se vonesat në shqyrtimin e proceseve ligjore në gjykatat e Kosovës nuk mund të interpretohen ndryshe përveç se si cenim i drejtpërdrejtë i të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut.

Tutje thekson se është po ashtu cenim i të drejtës për gjykim të arsyeshëm kohorë dhe objektiv, e cila sipas tij garantohet me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut si dhe me Kushtetutën e vendit.

I dyshuari A.S në rastin e 18 vjeçares në Ferizaj nga 2013 ishte i akuzuar edhe për vrasje në tentativë – njoftimi i plotë i Gjykatës
Lexo po ashtu I dyshuari A.S në rastin e 18 vjeçares në Ferizaj nga 2013 ishte i akuzuar edhe për vrasje në tentativë – njoftimi i plotë i Gjykatës

“Rasti i fundit i cili në mënyrë të pastër klasike mendoj se vetëm sa e shpërfaq burokracinë e pa pranueshme në zvarritjen  e lëndëve të ndjeshme penale”, ka thënë Damati.

Ai ka bërë thirrje që të bëhet hetim i plotë për të përcaktuar shkaqet që kanë çuar në prolongimin e proceseve ligjore për të dyshuarit e rastit konkret.

“Vlerësoj dhe bëjë thirrje se duhet te bëhet një hetim i plotë për të përcaktuar shkaqet që kanë çuar në prolongimin e proceseve ligjore për të dyshuarit e rastit konkret, e që raste të tilla ka pafundësisht shumë nëpër Gjykatat e Kosovës, praktikë kjo ekzistuese e cila përfundimisht duhet të ndryshoj”,u shpreh Damati.

Më tej shtoi se rasti i fundit “duhet të shërbejë edhe si argument shtesë për të reformuar gjyqësinë e vendit përmes aplikimit të vetingut dhe po ashtu duhet të reformohet politika ndëshkimore nëpër gjykatat e Kosovës në mënyrë që subjektet e recidivizmit dhe të veprave të rënda penale të marrin sanksione sa më të larta penale”./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori