LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë në Shqipëri mbi 43 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Shqipëri mbi 43 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 43,512 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.


Rama iu bën thirrje qytetarëve të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit.

“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, shkruan Rama.