LAJMI I FUNDIT:

Humbën me katër gola epërsi dhe iu lënduan katër futbollistë, shpërthen trajneri i Gladbach: Më mirë të rrinim mbyllur në shtëpi

Humbën me katër gola epërsi dhe iu lënduan katër futbollistë, shpërthen trajneri i Gladbach: Më mirë të rrinim mbyllur në shtëpi

Një ditë e keqe ka qenë pasditja e të shtunës për skuadrën gjermane Borussia Moenchegladbach.

Në ndeshjen kryesore të xhiros, Gladbach u mposht me rezultat të thellë 4-0 nga Bayer Leverkusen.


Por sikur mos të mjaftonte vetëm humbja, në këtë takim trajneri i Gladbach, Adi Hutter u desh të bënte katër zëvendësime të detyruara.

Katër futbollistë të skuadrës bardh e gjelbër u lënduan në këtë takim dhe ata janë Alessane Plea, Matthias Ginter, Marcus Thuram dhe Stefan Lainer.

Trajneri i skuadrës gjermane, Adi Hutter me kokë dhimbje ka folur pas ndeshjes, duke thënë se më mirë për ta do të ishte të mbylleshin në shtëpi se sa që udhëtuan për ta zhvilluar ndeshjen me Leverkusenin.

“Ishte nga ato ditë që më mirë të rrinim të mbyllur në shtëpi, pasi shkoi çdo gjë keq. Thuram kishte probleme muskulore, ndërsa më pas erdhi ajo ndërhyrje e rëndë ndaj Lainer, që ka thyer kyçin e këmbës dhe do të qëndrojë disa muaj jashtë. Edhe Ginter e Plea u larguan për arsye dëmtimi, ndonëse situata me këta është disi më e lehtë”, deklaroi Hutter.

Në fund tekniku i Gladbach foli edhe për situatën e Thuram, duke thënë se francezi ka vendosur të qëndroj në Bundesliga.

“Sa u përket ofertave në drejtim të Thuram, mund t’u them se vetë Marcus më konfirmoi që do qëndrojë me ne të paktën edhe këtë sezon”, tha Hutter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori