LAJMI I FUNDIT:

Peci në Panairin “Agra 2021” në Slloveni: Prodhimet vendore duhet prioritizuar

Peci në Panairin “Agra 2021” në Slloveni: Prodhimet vendore duhet prioritizuar

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në hapjen e Panairit të 59-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA 2021, i cili është hapur sot dhe po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë.

Pjesëmarrës në hapjen e këtij panair, krahas përfaqësuesve të shteteve tjera, ishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.


Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në panaire të tilla duhet parë edhe si mundësi e mirë për agrobizneset vendore pasi që ato mund të krijojnë partneritete të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të regjionit e më gjerë.

“Për ta bërë të mundur plasimin e prodhimeve tona në tregun e BE-së do të ndërmarrim një sërë hapash duke filluar me koordinimin e mirëfilltë me Agjencitë përkatëse. Rritja e cilësisë së prodhimeve vendore do të mund të arrihet me krijimin e infrastrukturës së duhur ligjore e cila përveç se do të mundësojë tregtinë e lirë, do të prioritizojë këto prodhime për eksport”, theksoi Peci.

Ndryshe, në Panairin “AGRA 2021”, agrobiznese nga shtete të ndryshme të botës prezantojnë industrinë e agro-kulturës, industrinë ushqimore, bujqësinë dhe teknikat bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori