Luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre rrethe veriore nga talebanët, vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit.
Llogaritë pro-talebanëve në median sociale konfirmuan përmbysjen ushtarake në provincën Baghlan në veri. Ata thanë se të paktën 15 luftëtarë Talebanë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në atë që e përshkruan si tradhti të amnistisë së shpallur për anëtarët e ish-qeverisë afgane.
Abdul Hamid, komandant lokal i asaj që u përshkrua si një kryengritje kundër Talebanëve, tha në një video-mesazh nga Andrabi, një nga rrethet e sapo-marra, se forcat e tij po përparonin drejt një rrethi tjetër aty pranë, duke u zotuar të kapte të gjithë Baghlanin.
Njoftohet se Talebanët kanë dërguar forcat e tyre në Andrab për të organizuar një kundërsulm.
Zëri i Amerikës kërkoi por nuk ka marrë reagim nga zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid, për këtë kundërsulm, i pari i ndërmarrë zyrtarisht që kur grupi ekstremist mori kontrollin e kryeqytetit, Kabul, të dielën.
Sulmi i së premtes erdhi vetëm disa ditë pasi Amrullah Saleh, i cili shërbeu si zëvendësi i parë i Presidentit të arratisur Ashraf Ghani, u zotua se do të organizonte një rezistencë të fortë ndaj Talebanëve nga provinca e tij e Panshirit.
Saleh është vetë-shpallur president i përkohshëm, duke cituar kushtetutën afgane, pasi Ghani u largua nga vendi të dielën dhe iu ofrua azil nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ish-nënpresidenti pretendoi se po vepronte jashtë Panshirit me mbështetjen e Ahmed Masudit, djalit të komandantit të vrarë afgan Ahmed Shah Masud, i cili mbrojti me sukses krahinën dhe zona të tjera në Afganistan gjatë qeverisë së mëparshme Talebane nga 1996 deri në 2001.
Ndërkohë, udhëheqësit Talebanë kanë zhvilluar bisedime me ish-rivalët afganë në Kabul me premtimin se po përpiqen të formojnë një “qeveri gjithëpërfshirëse islamike” për të drejtuar vendin e shkatërruar nga konfliktet.
Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare i kanë paralajmëruar Talebanët se në qoftë se nuk përpiqen për një qeverisje gjithëpërfshirëse, vetëm do të zgjasin luftën civile në Afganistan dhe se vendet e tjera nuk do ta njohin një qeveri të tillë.
Talebanët janë zotuar për një qeverisje ndryshe nga ajo e ndjekur kur ishin në pushtet 1996-2001, duke premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave dhe do t’u lejojnë atyre të punojnë dhe të arsimohen në përputhje me Sheriatin.
Por aktivistë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë njoftojnë se luftëtarë Talebanë po u vijnë nëpër banesa dhe i frikësojnë. Disa prezantuese televizive kanë thënë se televizioni shtetëror i ka hequr pa shpjegime nga transmetimet në ekran. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles