LAJMI I FUNDIT:

Flakët kaplojnë malet e Suharekës, zjarrfikësit: Deri në mëngjes do t’i shuajmë

Flakët kaplojnë malet e Suharekës, zjarrfikësit: Deri në mëngjes do t’i shuajmë
Ilustrim

Blerim Makica, udhëheqës i ndërrimit në njësinë e zjarrfikësve, ka thënë se po përpiqen që nga ora 13:00 për të shuar zjarret që kanë kapluar disa male të Suharekës.

Ai tha se po të jetë nevoja punën do ta vazhdojnë deri në mëngjes për të mos lënë që zjarri të përhapet më tej.

“Jemi pranë vijës së zjarrit që ka shpërthyer nga ora 13:00 me gjithë përpjekjet kemi mundur t’i vëmë në kontroll flakët. Për momentin pengesë është era, por do të mundohemi ta fusim nën kontroll. Flakët nuk janë shumë të mëdha”, tha Makica për Klan Kosova.


Makica tha se rrezik mund të jetë nëse flakët përhapen deri te një pjesë e malit që është me pisha, prandaj edhe po synojnë që sa më shpejt ta ndalojnë atë.

“Shtëpi afër nuk ka, por është pjesa me pisha të mëdha dhe aty është rrezik. Nëse atyre u vihet flaka më lehtë ndizen dhe ato digjen deri në maje edhe ato të njomat. Deri aty ka edhe 100 metra largësi”.

Ai tha se janë rreth 20 hektarë dhe tregoi se terreni është i zorshëm për t’u depërtuar për shkak të shpeshtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori