LAJMI I FUNDIT:

Talebanët thonë se ata po “mbajnë fjalën” duke mbështetur evakuimin

Talebanët thonë se ata po “mbajnë fjalën” duke mbështetur evakuimin

Talebanët “po mbajnë fjalën” duke mbështetur forcat e huaja për të evakuuar shtetasit e tyre nga aeroporti i Kabulit, tha një zyrtar nga grupi për agjencinë e lajmeve reuters.

“Ne po lehtësojmë kalimin me dalje të sigurt jo vetëm për të huajt, por edhe për afganët”, thanë ata.

“Ne po parandalojmë çdo formë të përplasjes së dhunshme, verbale në aeroport midis afganëve, të huajve dhe anëtarëve Talebanë”, tha zyrtari, raporton bbc.


Sidoqoftë, ka pasur raporte se Talebanët nuk po i linin njerëzit të hynin në aeroportin e Kabulit, edhe nëse ata kishin viza udhëtimi.

Një dokument konfidencial i OKB -së, i parë nga BBC, tha se militantët po intensifikonin kërkimin e tyre për njerëzit që punonin dhe bashkëpunonin me forcat e NATO -s dhe SHBA. /Telegrafi/