Regjistrimi është dakorduar, ai do të zbatohet muajin e ardhshëm, por problemi më i madh është se nuk ka mjaftueshëm regjistrues. Problemi i dytë është se protokollet e reja të Qeverisë e vënë në dyshim dhe në paqartësi zbatimin e këtij operacioni statistikor. Pyetja kryesore është nëse regjistruesit duhet të jenë patjetër të vaksinuar.
Për momentin mungojnë rreth 650 regjistrues, e kështu Enti Shtetëror për Statistika për herë të tretë për një javë e ka vazhduar afatin për aplikim. As honorarët e larta, të cilat arrijnë deri në 45 mijë denarë, nuk janë motiv i mjaftueshëm që të rinjtë të paraqiten për regjistrues.
Derisa ESHS kërkon regjistrues, sot dhe nesër do të fillojë testimi i atyre që janë paraqitur, testime këto të organizuara nga komisionet regjistruese.
Por, edhe përskaj gjendjes të tillë, kryeministri Zoran Zaev konfirmon se regjistrim do të ketë.
“Regjistrimi është dakorduar, me kërkesë të pjesëmarrësit serioz në shoqërinë tonë, e ajo është partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE. Toleranca është mirësi e partive politike, në krye me LSDM-në, që e pranuam këtë dhe menjëherë e shtymë regjistrimin që të mbahet më 5 shtator”, deklaroi kryeministri Zaev.
Regjistruesit për 25 ditë anketim do të mund të marrin nga 25 mijë deri në 45 mijë denarë, por sërish nuk ka shumë interes tek qytetarët. Kompetentët apelojnë qytetarët të paraqiten si regjistrues, veçanërisht në rajonet ku ka shumë deficit.
Deficit më të madh ka në Shkup, në rajonin e Strumicës dhe në vendbanimet ku ka banorë të etnitetit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?