LAJMI I FUNDIT:

Korrigjohet Nuredini: Pacientja e vdekur në Tetovë është 60-vjeçare, jo 19

Korrigjohet Nuredini: Pacientja e vdekur në Tetovë është 60-vjeçare, jo 19

“Është gabimi im, informacioni që e dhashë se 19-vjeçarja është në mesin e viktimave nga COVID-19 në Spitalin e Tetovës. E kam kontrolluar në evidencë vitin e lindjes së pacientes dhe bëhet fjalë për një 60-vjeçare, e cila për fat të keq është në mesin e shtatë viktimave të cilat dje kanë ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Tetovës”.

Këtë e tha mjeku dhe koordinatori në Spitalin e Tetovës, Gzim Nuredini. Ai shtoi se përveç 60-vjeçares, kanë ndërruar jetë edhe gjashtë të tjerë, të moshës 43, 57, 51, 67, 73 dhe 76, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se viktimat zakonisht kanë sëmundje kronike.


“Gruaja 60-vjeçare që vdiq nga komplikimet nga Covid-19 kishte sëmundje kronike, hipertension, diabet, ndërsa edhe pacienti 43-vjeçar gjithashtu kishte sëmundje kronike. Këshillojmë që të paraqiten më herët ata që janë pozitiv dhe që kanë simptoma, të kërkojnë ndihmë dhe këshilla nga mjekët adekuatë”, tha Nuredini.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme të mos ketë grupime nga ata që dëshirojnë të vaksinohen, ndërsa i bëri thirrje policisë që të mbajë rregull./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori